Drecun: Pothuajse të gjitha ato që ia dhamë Speciales janë në aktakuzë (Video)

Drecun: Pothuajse të gjitha ato që ia dhamë Speciales janë në aktakuzë (Video)

19:39, 14/12/2022

Dick Marty ishte dera e parë në të cilën trokiti Serbia – për ta akuzuar Kosovën për krime lufte, ndërkohë që prapa vetes kishte historinë e saj të ushtrimit të dhunës mbi shqiptarët, që në vitet 1998-1999 kulmoi me atë që u vlerësua si gjenocid.

Dera e dytë që iu hap për bashkëpunim, paradoksalisht, ishte ajo e një gjykate të themeluar nga institucionet e Kosovës – Gjykata Speciale.

Tre prokurorë – Clint Williamson, David Schwendiman dhe Jack Smith – që hetuan pretendimet për krime lufte nga pjesëtarë të UÇK-së, ashtu sikurse Dick Marty, del se kanë një histori bashkëpunimi me Serbinë.

Dokumentari “Dosjet Speciale – Historia e bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën Speciale”, i prodhuar nga Opinion / TV Klan dhe Albanian Post, sjell të përmbledhura deklaratat e zyrtarëve serbë – të cilët kanë rrëfyer për një punë të madhe të kryer nga shteti i tyre.

Milovan Drecun, Kryetar i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, katër ditë pas arrestimit të krerëve të UÇK-së, pasi ka parë aktakuzën e ngritur kundër tyre, ka pohuar se aty po shihte ngjarje dhe lokacione që nga Serbia i kishin shkuar Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

“Nuk mund ta di tani se sa janë përfshirë në aktakuzë ato që ne ia kemi dhënë Prokurorisë së Specializuar. Por, sipas ngjarjeve, sipas lokacioneve, në bazë të asaj që po e shoh se është prioritet në aktakuza – që janë burgjet ilegale, arrestimet, keqtrajtimet – po e shoh se ka shumë nga ato që ne i kemi dhënë. Mirëpo, nuk do të thotë se kjo çështje është e përfunduar. Unë kam listën e asaj që ne ua kemi dhënë atyre. Dhe shoh se pothuajse të gjitha nga ato – janë në aktakuzë. E kam fjalën për ngjarjet dhe lokacionet që janë marrë”, ka deklaruar Drecun në nëntor të vitit 2020, pak ditë pas arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në një rrëfim të mëhershëm të tij, Drecun kishte thënë se në Hagë kanë dërguar komplet strukturën e UÇK-së.

Pika e kthesës ka qenë, shumë mirë më kujtohet ajo bisedë, që ishte  pas takimit me grupin punues, kur kam biseduar në mënyrë joformale me njerëz nga Prokuroria e Specializuar, kur kam dashur ta shoh se në fakt në cilin drejtim po shkonin hetimet e tyre. Kam filluar me bisedën për zinxhirin e hierarkisë̈ komanduese të UÇK-së. Ata, mund të them, kanë qenë disi të hutuar me gjithë këtë dhe kanë pyetur nëse ka dëshmi se si UÇK-ja terroriste ka qenë e strukturuar, që saktë të dihet zinxhiri komandues, por që këto të mos jenë dëshmi tonat, në kuptimin që ‘ja ne kemi dëgjuar diçka dhe këtë e kemi shënuar’, duke e krijuar hierarkinë̈ e zinxhirit komandues, por që a posedojmë̈ dokumente nga shtabet e organizatës terroriste të UÇK-së, me të cilat do të mund të gjitha këto të vërtetoheshin”.

“U kam thënë përfaqësuesve të Prokurorisë Speciale se shërbimet tona i posedojnë këto dokumente, kanë punuar seriozisht, ekzistojnë analiza të tëra se si është formuar UÇK-ja terroriste. Pra, nuk ka asgjë që mund të kontestohet. Ne, si shtet, i kemi këto.

E kemi bërë këtë̈ pjesë të punës, i kemi dorëzuar komplet strukturën komanduese të organizatës terroriste të UÇK-së dhe dokumentet që janë̈ pjesë e saj”, kishte thënë Drecun.

Në Kosovë, askush nuk dinte për hetimet dhe përmbajtjen e aktakuzave të mundshme të Gjykatës Speciale.

Në Serbi, duket se ishte ndryshe. Dikush si Milovan Drecun, një politikan serb, qysh në fazën e hetimeve thotë se kishte kuptuar që Prokuroria e Specializuar, në aktakuzat e saj, do të shkonte në drejtim të “Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale”.

Këtë formulim, ai e kishte quajtur “shumë të rëndësishëm”.

“Atëherë, kam kuptuar që ata, nga pamundësia, siç̧ janëë shprehur, për të bërë procedimin e të gjitha krimeve, sepse ka pasur shumë krime, do të shkojnë̈ në variantin e ‘Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale’, gjë̈ që është formuluar në aktakuzën e parë të vërtetuar. Kjo disi ka kaluar pa u vënë̈ re në opinionin publik, por që ky formulim është shumë i rëndësishëm, pra ‘Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale’, ajo ekziston. Dhe kur ua kemi dhënë këtë për hierarkinë e organizatës terroriste të UÇK-së, e kam pasur të qartë se peshqit e mëdhenj nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë”, ka pohuar Drecun.

Më poshtë e gjeni dokumentarin e plotë të titulluar “Dosjet Speciale – Historia e bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën Speciale”:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco