Policia parandalon kontrabandë me 15 dele të importuara nga Maqedonia e Veriut

Policia parandalon kontrabandë me 15 dele të importuara nga Maqedonia e Veriut

17:14, 14/12/2022

Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ka ndaluar një person nën dyshimin për “kontrabandë me mallra”.

Në fshatin Debellde në drejtim të Vitisë, brez kufitar me Maqedoninë e Veriut, është ndaluar një veturë gjatë kontrollit të së cilës është vërejtur se po bëhej kontrabandë me dele, pesëmbëdhjetë sosh.

Ato nuk kishin të vendosura martikula në vesh, dhe dyshohet se ishin sjellë në mënyrë ilegale nga Maqedonia e Veriut.

“Sot, më 14 dhjetor 2022, rreth orës 12:20, në fshatin Debellde, në drejtim të Vitisë është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues ngjyrë e bardhë me targa vendore. Njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin të cilin e ngiste një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në të kishte të ngarkuar kafshë të imta (15 dele), të cilat nuk kishin të vendosura në vesh martikula”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘kontrabanda me mallra’, dukë sjellë në mënyrë ilegale kafshë nga Maqedonia e Veriut është iniciuar rasti, i cili është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare-Lindje”, thuhet tutje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco