“Së bashku, Kosova më e sigurt”, Konjufca takon të rinj nga komuniteti rom, ashkali e egjiptian

“Së bashku, Kosova më e sigurt”, Konjufca takon të rinj nga komuniteti rom, ashkali e egjiptian

17:04, 14/12/2022

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë bashkëbisedimit, kryeparlamentari Konjufca tha se vetëm duke qenë të gjithë së bashku, Kosova mund të jetë më e sigurt dhe mund të ecë më shpejt drejt rrugës euroatlantike.

Po ashtu, Konjufca tha se shteti i Kosovës në bazamentin e vet e ka një vlerë shumë të çmueshme, e që sipas tij kjo vlerë është diversiteti i popullit.

“Qëllimet tona të përbashkëta janë shumë më të rëndësishme se sa dallimet që mund t’i kemi gjatë jetës së përditshme. Pra, kjo është bota e shekullit XXI dhe kështu duhet ta ndërtojmë Kosovën”, është shprehur ai.

Duke i falënderuar për angazhimin e tyre në shoqëri, Konjufca premtoi se do të jetë partner në çdo qëllim dhe përpjekje fisinike që kanë si qytetarë të Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco