Vuçiq thotë se ka zhvilluar një bisedë e sinqertë dhe korrekte me Lajçak e Escobar

Vuçiq thotë se ka zhvilluar një bisedë e sinqertë dhe korrekte me Lajçak e Escobar

16:54, 14/12/2022

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka pasur një bisedë të sinqertë dhe të ndershme me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Një bisedë e sinqertë dhe korrekte me përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së Gabriel Escobar”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Lajçak dhe Escobar kanë qenë dje në Kosovës, ku kanë biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rreth zhvillimeve të fundit në veri e më gjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco