1 muaj paraburgim për të dyshuarit për sulmin seksual ndaj një vajze në Drenas

1 muaj paraburgim për të dyshuarit për sulmin seksual ndaj një vajze në Drenas

16:49, 14/12/2022

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim personit me inicialet A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata thotë se “ka marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës e cila është e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku që i njëjti do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo edhe të falsifikojë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtin në përsëritjen e veprës penale”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Policia në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Drenas, ku më pas viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco