Kryetari i Suharekës lëshon oborrin e Komunës si parking për mërgimtarët

Kryetari i Suharekës lëshon oborrin e Komunës si parking për mërgimtarët

16:24, 14/12/2022
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se që nga 15  dhjetori 2022 deri më 15 janar 2023 do të lejohet shfrytëzimi i oborrit të Komunës dhe hapësira e tregut javor si parking për mërgimtarët.

Përmes njoftimit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se Muharremaj këtë vendim e ka marrë për shkak të  ardhjes së mërgimëtarëve për festa të fundvitit dhe për t’iu ofruar atyre shërbime sa më të mira administrative.

“I pari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se duke filluar nga data 15 Dhjetor 2022 e deri me 15 Janar 2023, oborri i kësaj Komune si dhe i Tregut Javor, lëshohet për shfrytëzim si parking për bashkatdhetarë”, thuhet në njoftim.

Tutje, Muharremaj u ka uruar pushime të mbara në vendlindje të gjithë mërgimtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco