'SHBA dënon sulmet ndaj Policisë dhe EULEX', Hovenier: Autorët do të përgjigjen para drejtësisë në Kosovë

'SHBA dënon sulmet ndaj Policisë dhe EULEX', Hovenier: Autorët do të përgjigjen para drejtësisë në Kosovë

11:04, 11/12/2022

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar ndaj sulmit ndaj një patrulle të EULEX-it në veri të Kosovës.

Në reagimin e tij, ambasadori Hovenier tha se ShBA-të e dënojnë fuqishëm këtë sulm dhe sulmet tjera ndaj Policisë së Kosovës.

Sulme të tilla, Hovenier tha se janë të paparanueshme.

“SHBA i bashkohet #EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEXIT, mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare”, ka shkruar Hovenier.

EULEX ka konfirmuar se në afërsi të Rudares, mbrëmë është hedhur një shok-bombë në drejtim të një patrulle vëzhguese të tyre.

Përmes një komunikate për media, EULEX njofton se nuk ka pasur lëndime apo dëme materiale nga ky sulm.

LEXO EDHE:EULEX për veriun: Sulmet ndaj zyrtarëve policorë të papranueshme, autorët të arrestohen

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco