EULEX për veriun: Sulmet ndaj zyrtarëve policorë të papranueshme, autorët të arrestohen

EULEX për veriun: Sulmet ndaj zyrtarëve policorë të papranueshme, autorët të arrestohen

10:41, 11/12/2022

Misioni i EULEX në Kosovë ka reaguar lidhur me sulmet e fundit që ka ndodhur nga serbët në veriun e Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

"Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale", thuhet në reagimin e EULEX.
   
Sipas EULEX, ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar.  

"EULEX-i do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, në kuadër të mandatit që e ka, si dhe të kontribuojë për sigurinë e popullatës nga të gjitha komunitetet.  
Apelojmë te të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe iu bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t'i sjellin përpara drejtësisë", theksohet në reagimin e misionit ndërkombëtar në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco