Haliti: S’janë çështje të sotshme zhvillimet në veri, kanë qenë të paralajmëruara kohë më parë

Haliti: S’janë çështje të sotshme zhvillimet në veri, kanë qenë të paralajmëruara kohë më parë

18:46, 07/12/2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur rreth situatës së krijuar në veri të vendit.

Ai, në një intervistë në Info Magazinë, ka thënë se zhvillimet në veri janë paralajmëruar shumë kohë më parë dhe s’janë çështje të sotme, duke shtuar se këto zhvillime kanë për qëllim destabilizimin e veriut, gjë që, sipas tij, po ndodh gradualisht.

“Zhvillimet në veri kanë qenë të paralajmëruara shumë kohë më parë, nuk janë çështje e sotme, por forcat regresive në veri në bashkëpunim me presidentin e Serbisë dhe me struktura të tjera, të cilat operojnë në variante të ndryshme, kanë bërë projektin që e kam paralajmëruar shumë kohë më parë, i cili do ta destabilizojë dhe dezintegrojë veriun dhe kjo gradualisht po ndodh. Po ndodhin ngjarje që njëra pas tjetrës shkojnë në këtë drejtim”, ka thënë Haliti në Info Magazinë.

Ai tha se tash e 15 vjet është diskutuar për integrimin e veriut të Kosovës në institucionet e vendit.

“Po e krahasoj të kaluarën që për rreth 15 vjet është diskutuar për ta integruar veriun e Kosovës në institucionet e Kosovës, për t’i krijuar institucionet edhe pse kanë qenë të brishta, edhe pse dikush mund të thotë që nuk kanë funksionuar në përputhje me ligjet, ose kanë lejuar veprime të ndryshme kriminale në veriun e Kosovës, kjo qëndron, por ajo që ka qenë dhe është interes i Kosovës është integrimi i veriut të Kosovës”, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco