Ndodhi e tmerrshme, tavani i dhomës bie mbi shtrat në QKUK, rrezikohen nëna dhe foshnja

Ndodhi e tmerrshme, tavani i dhomës bie mbi shtrat në QKUK, rrezikohen nëna dhe foshnja

17:41, 07/12/2022

Një nënë e shtrirë me foshnjën e saj në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK është rrezikuar nga rënia e pllakës ‘armstrong’ nga tavani i dhomës ku ishin të shtrirë.

Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh kur kishte reshje të shiut në Prishtinë, me ç’rast ajo ka thënë se janë tmerruar nga ky rast pasi janë frikësuar për bebet e tyre.

“Kjo ka ndodhur para dy javësh. Ato ditë që pat shi. Unë kam qenë e shtrirë me vajzën në dhomë. Kemi qenë tri nëna me bebe. Nëna që ka qenë afër dritares për fat të mirë vetëm disa minuta pa ndodhur kjo, e kishte larguar beben prej shtratit. Kanë qenë në pyetje sekondat që mos me i ra bebes”, ka deklaruar kjo nënë.

Ajo ka thënë se pas këtij rasti nuk kishin pranuar të qëndronin në atë dhomë, por stafi nuk iu kishte bë zgjidhje për transferimin e tyre në një dhomë tjetër.

“Me insistimin tonë bebat i dërguam në dhomat ku qëndrojnë infermieret dhe ne qëndruam atë natë aty”, ka thënë ajo për gazetën Shneta.

 

Ajo ka treguar se ky problem ishte rregulluar të nesërmen nga punonjësit e QKUK-së të cilët sipas saj kishin deklaruar se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së ujit nga shiu.

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili, ka thënë se në kohën kur ka ndodhur rasti kishte qenë në pushim vjetor por problemi ishte raportuar dhe ishte sanuar.

“Atë dite ka pasur shume reshje. Sipër është nën kulmi. Me gjasë për shkak të rrymimeve të mëdha ka ardhur te zhvendosja e pllakave te tavanit”, ka deklaruar Ismaili.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco