Vulin në një vizitë zyrtare në Bruksel

Vulin në një vizitë zyrtare në Bruksel

09:10, 05/09/2022

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel.

Ai do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë për reagimin ndaj emergjencave, takim ky që u organizua nga Komisioni Evropian, shkruan RTV.

Në këtë takim do të marrin pjesë më shumë se 30 përfaqësues të rangut të lartë, ndërsa takimi përfshinë një pasqyrë të zjarreve të këtij viti dhe përvojën në luftim e tyre si dhe do të analizohen dhe prezantohen projeksionet e rreziqeve afatmesme e afatgjata nga zjarret në pyje.

Ministri serb i Brendshëm gjatë qëndrimit në Bruksel do të vizitojë edhe Qendrën Koordinuese për Reagim Emergjent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco