Bislimi dhe Nagavci sot do ta vizitojnë Luginën, publikohet agjenda

Bislimi dhe Nagavci sot do ta vizitojnë Luginën, publikohet agjenda

07:39, 05/09/2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë, të hënën (sot) Luginën e Preshevës.

Sipas agjendës Bislimi dhe Nagavci do të kenë takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, takim me deputetin Shaip Kamberi, me krerët e Komunës së Bujanocit, vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’, Tërnoci, vizitë në Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi”, Preshevë.

Pastaj do të kenë një drekë pune me liderët politik të Preshevës dhe takim me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara në Bujanoc”, kështu ka njoftuar dje, Qeveria e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco