Me pranga në duar, duke hyrë në Gjykatë: Këto janë fotografitë e të dyshuarve për trafikim të 11 vjeçares

Me pranga në duar, duke hyrë në Gjykatë: Këto janë fotografitë e të dyshuarve për trafikim të 11 vjeçares

13:42, 03/09/2022

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga gjatë ditës së djeshme. Ata po dyshohen për dhunim dhe trafikim të 11-vjeçares gjatë muajit qershor të këtij viti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot gjatë ditës kërkoi paraburgim për të arrestuarit ndërsa ata tashmë janë sjell para gjykatës.

Ata janë sjellë nën përcjelljen e forcave të rendit.

Siç ka njoftuar Prokuroria, të arrestuarit ngarkohen për tri vepra penale.

“Gjashtë personat e dyshuar (madhor), dyshohet se janë përfshirë në veprimtari penale, gjegjësisht si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, si dhe, në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara deri më tani nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku e mitura ishte raportuar si person i zhdukur” – thuhet në njoftim.

Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar disa ditë pas arrestimit të pesë të tjerëve që dyshohet se kanë dhunuar 11-vjeçaren në Prishtinë.

Rasti i gushtit dhe ai i qershorit do të hetohen si të ndara për shkak se kanë ndodhur në periudha të ndryshme edhe të dyshuarit janë persona të ndryshëm.

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco