Dikush tentoi t'i bllokojë faqet e Klan Kosova, policia nis hetimet

Dikush tentoi t'i bllokojë faqet e Klan Kosova, policia nis hetimet

13:05, 03/09/2022

Një grup personash, përfshirë edhe një figurë nga estrada, kanë provuar të bllokojnë faqet zyrtare të televizionit Klan Kosova në rrjetet sociale.

Rasti i mobilizimit për pengim të punës së televizionit, i cili  është paraqitur edhe në polici dhe që figuron në raportin 24 orësh me konfirmimin se po hetohet, ndodhi natën mes të enjtes dhe të premtes, pak orë pas arrestimit të një personi në Gjilan, për të cilin Klan Kosova raportoi se zhvillonte biseda të palejuara me vajza të mitura në një platformë interneti të dedikuar për të rriturit.

Krahas tentimeve për bllokim të faqes, televizioni ka pranuar edhe një sërë porosish kërcënuese, të cilat po ashtu po i heton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco