Kriza prek edhe investimet e Trustit

Kriza prek edhe investimet e Trustit

14:57, 01/09/2022

Edhe investimet e Trustit Pensional të Kosovës në tregjet e jashtme janë prekur nga gjendja e jashtëzakonshme në Evropë e botë, si pasojë e konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas zyrtarëve në Trustin e Kosovës, investimet janë prekur nga gjendja e tensionuar globalisht, dhe vazhdon të ketë luhatshmëri të lartë ende, por ndikimet janë në nivele krahasimore më të ulëta sesa tek indekset kryesore globale.

Jeton Demi, zëdhënës për media në Trust, ka thënë për Buletinin Ekonomik se deri më datën 29 gushtit për vitin 2022, dy portofolet kryesore investuese kanë pasur këto lëvizje:

Portofoli Standard ka shënuar ulje për -3.67%, ndërsa
Portofoli Konservativ ka shënuar kthim pozitiv  prej +1.77%

Nga Trusti theksojnë se këto janë lëvizje vetëm periodike, ndërsa mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet deri në fund të vitit.

Sipas tyre, është shumë pozitive që këtë vit është lëshuar në funksion edhe portofoli Konservativ që i mbron të gjithë ata që e arrijnë moshën 63.5 vjeçare ndaj lëvizjeve në tregjet financiare, dhe investimet e tyre janë në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Këto investime kanë pasur kthim pozitiv prej 1.77% për këtë vit”, thuhet në përgjigjet e Demit.

Prandaj, nga Trusti bëjnë me dije se të gjithë ata që janë afër pensionimit nuk preken nga këto lëvizje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco