Abdixhiku uron Suharekën për titullin kampion: Ndërtimi i infrastrukturës sportive, prioritet i “Rrugës së Re”

Abdixhiku uron Suharekën për titullin kampion: Ndërtimi i infrastrukturës sportive, prioritet i “Rrugës së Re”

18:04, 10/05/2024

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Suharekë.

Gjatë ditës, ai është takuar me kryesuesit e FC Ballkanit dhe FC Suharekës, ku këta të fundit i ka uruar për titullin kampion në Ligën e Parë.

“Ndërtimi i infrastrukturës sportive, në veçanti i stadiumeve të futbollit, mbetet prioritet i “Rrugës së Re”. Përveç Stadiumit Kombëtar të ri në Prishtinë, ne kemi parë dhe ndërtimin e plot 5 stadiumeve rajonale, si parakusht i ngritjes sportive kombëtare!” ka thënë mes të tjerash Abdixhiku në njoftimin e tij.

[May be an image of 12 people, people playing football, people playing soccer and text]

Ky është postimi i plotë:

Suhareka, po bëhet qytet i futbollit. Pas sukseseve mbresëlënëse ndërkombëtare të FC Ballkanit, edhe një ekip tjetër i themeluar vetëm një vit më parë po merr formë. FC Suhareka këtë vit është shpallur kampion në Ligën e Parë dhe kështu nga viti i ardhshëm do të luaj në Superligë.

Vizitova sot të dy klubet. Takova Presidentët e klubeve, z. Rrustem Aliaj të FC Suharekës, të cilit i urova për suksesin e shpejtë; dhe Presidentin Arsim Kabashi të FC Ballkanit të cilin e përgëzova për kontributin e madh në futboll. Vetëm falë njerëzve dashamirë të tillë, sporti merr formë!

Ndërtimi i infrastrukturës sportive , në veçanti i stadiumeve të futbollit, mbetet prioritet i “Rrugës së Re”. Përveç Stadiumit Kombëtar të ri në Prishtinë, ne kemi parë dhe ndërtimin e plot 5 stadiumeve rajonale, si parakusht i ngritjes sportive kombëtare!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco