Berisha: Studentët e Isa Mustafës dhe praktikantët e Albin Kurtit e kanë zhytur Kosovën në terr

Berisha: Studentët e Isa Mustafës dhe praktikantët e Albin Kurtit e kanë zhytur Kosovën në terr

11:52, 30/08/2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka shprehur një qëndrim në rrjetin e tij social në ”Facebook” rreth përkrahësve të Isa Mustafës e Albin Kurtit.

Ai thënë se studentët e Isa Mustafës dhe praktikantët e Albin Kurtit e kanë zhytur Kosovën në terr energjetik dhe diplomatik.

“Praktikantët po tentojnë ta fikin dritën e arsimit në gjuhën shqipe duke tentuar t’i fusin shamijat (fillimisht të zeza islame, e më vonë shamijat e pionierëve të Enverit), pastaj duke i shpallur armiq të qeverisë krejt trupën pedagogjike kosovare, në gjuhën shqipe, vetëm për të shuar dritën e diellit të lirisë e të shpresës, ri ndezur në Prillin e vitit 1999 nga heronjtë Sali Çeku e Agim Ramadani”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Studentët e Isa Mustafes dhe praktikantët e Albinit, të lidhur në “qeverinë e shpresës” duke i shitur mend njëri-tjetrit, Republikën e Kosovës e kanë zhytur në terr energjetik, diplomatik dhe inflacion ekonomik dyshifror.

Praktikantët po tentojnë ta fikin dritën e arsimit në gjuhën shqipe duke tentuar t’i fusin shamijat (fillimisht të zeza islame, e më vonë shamijat e pionierëve të Enverit), pastaj duke i shpallur armiq të qeverisë krejt trupën pedagogjike kosovare, në gjuhën shqipe, vetëm për të shuar dritën e diellit të lirisë e të shpresës, ri ndezur në Prillin e vitit 1999 nga heronjtë Sali Çeku e Agim Ramadani.

Pra, para se të burgosën arsimtarët dhe para se të fikët drita në tokën dardane, po ua përkujtojë porosinë e At Gjergj Fishtës, të cilën kurrë nuk duhet ta harrojmë:
“Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco