Lavrov akuzon perëndimin për Kosovën

Lavrov akuzon perëndimin për Kosovën

09:55, 29/08/2022

Vendet perëndimore njëanshëm kanë pranuar Kosovën si shtet te pavarur, sepse kjo ju konvenon, ka deklaruar shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov.

“Perëndimi në përpjekjen për të ruajtur dominimin po shkon kundër rrjedhës objektive të historisë, duke hedh të drejtën ndërkombëtare. Shpiken rregulla në varshmëri nga detyra e caktuar, kur ju duhet perëndimi është i gatshëm të pranoj pavarësinë, që u shpall paligjshëm, pa referendum, njëanshëm si është rasti me Kosovën”, tha ai.

Lavrov nënvizoi se kur perëndimit nuk i konvenon të pranoj ndonjë shtet ai këtë nuk e bënë si rasti me Krimen.

Ministri i jashtëm rus në takimin në javën e shkuar me ministrin e policisë Vulin ka thënë se “Moska mbështet secilën zgjidhje që ju konvenon serbëve”. “Duke marr parasysh acarimin e situatës në Kosovë, ka nevojë për respektim të drejtës ndërkombëtare sipas rezolutës 1244 të OKB-sl me respektimin e sovranitetit dhe integritetit, të drejtave legjitime dhe interesave të Serbisë”, thanë në ministri.

Lavrov ka fol për qëndrimin e pandryshuar të Rusisë për Kosovën, gjë që e ka konfirmuar edhe Putin.

“Angazhohem që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë zgjidhje të pranueshme nga të dy palët në bazë të rezolutës 1244 të OKB-së, natyrisht bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të miratohet nga KS i OKB-së. Do të pranojmë secilën zgjidhje që iu përgjigjet serbëve, miqve tanë serb do ju japim mbështetje gjithëpërfshirëse në arritjen e kësaj”, ka thënë Lavrov.

Ai ka lavdëruar raportet mes dy vendeve përkundër situatës së rëndë ndërkombëtare “Putin edhe Vuçiq bisedojnë shpesh me telefon dhe harmonizojnë qëndrimet  dhe veprimet. Kontaktet zhvillohen përmes komiteteve ndërqeveritare për tregti dhe bashkëpunim teknik-shkencor”, ka thënë Lavrov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco