Peci për krizën e thellë energjetike: Kosova ka bërë këtë gabim

Peci për krizën e thellë energjetike: Kosova ka bërë këtë gabim

07:24, 29/08/2022

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka shkruar të dielën në Facebook se Kosova ka bërë gabim të madh që nuk i ka ndërtuar termocentralet e planifikuara.

Sipas tij, nëse ato do të ndërtoheshin “Kosova do të ishte sot fuqi energjetike”.

“Do te ishte një vend me ekonomi stabile, me çmime shumë më të lira, dhe vend joshës për investime të huaja”, ka shtuar ai.

Por në mungesë të këtyre termocentraleve, Peci thotë se “sot kemi një situatë krejt të kundërt”.

“Në botën moderne, siguria energjetike është e rëndësisë në mos më të madhe, se sa të asaj të posedimit të një ushtrie të fuqishme”, ka deklaruar ai.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco