Ky shtet po i kërkon rinisë: Pini më shumë alkool që ta ndihmojmë ekonominë

Ky shtet po i kërkon rinisë: Pini më shumë alkool që ta ndihmojmë ekonominë

09:51, 19/08/2022

Qeveria japoneze është goditur rëndë në financat e saj nga një problem i pazakontë; të rinjtë e saj nuk pinë alkool mjaftueshëm.

Prej fillimit të pandemisë, baret dhe ambientet e tjera që shesin alkool u goditën rëndë nga kufizimet e Covid-19 , duke bërë që shitjet dhe të ardhurat nga taksat e pijeve të bien ndjeshëm.

Për këtë arsye autoritetet ndërmorën një zgjidhje mjaft të çuditshme. Ajo nisi një fushatë për të gjetur mënyra të reja për të inkurajuar të rinjtë të pinë më shumë.

Fushata quhet “Sake Viva!” dhe mbikëqyret nga Agjencia Kombëtare e Taksave. Ajo  fton pjesëmarrësit të paraqesin ide se si të stimulojnë kërkesën tek të rinjtë për alkool përmes shërbimeve të reja, metodave promovuese, produkteve, dizajneve dhe madje edhe teknikave të shitjes duke përdorur edhe inteligjencën artificiale ose metaverse.

Konkursi përfshin ide promovuese për të gjitha llojet e alkoolit japonez, me aplikimet që do të qëndrojnë të hapura deri më 9 shtator. Finalistët do të ftohen në një konsultim ekspertësh në tetor, përpara një turneu final në nëntor në Tokio. Fituesi do të marrë mbështetje për planin e tij për t’u komercializuar.

Nisma, e nisur nga Agjencia Kombëtare e Taksave e Japonisë (NTA), synon të përmirësojë ekonominë e vendit duke nxitur tregun e brendshëm të alkoolit pas një rënie të mprehtë të të ardhurave nga taksat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco