Vuçiq thotë se do të takohet me Kurtin në Bruksel, flet për frikën e eskalimit të situatës

Vuçiq thotë se do të takohet me Kurtin në Bruksel, flet për frikën e eskalimit të situatës

21:03, 02/08/2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “do të shkojë në Bruksel për vazhdim të dialogut me Prishtinën”, por shtoi se nuk pret asgjë nga ato bisedime për shkak të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Vuçiqit, Serbia ka kaluar dy ditë të vështira, pas tensioneve në veri të Kosovës. “Kam frikë se do të kalojmë edhe shumë ditë të vështira”.

“Thelbi i problemit është se disa në rajon mendojnë se kur ka histeri të përgjithshme për luftën në Ukrainë, ata mund të realizojnë interesat e tyre”, u shpreh Vuçiqi, duke shtuar se ishin një hap larg katastrofës.

Takimi ka gjasa të mbahet më 18 gusht, por ende nuk është konfirmuar nga Brukseli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco