FOTOLAJM/ I vrau vajzën me gomone, momenti kur babai i të miturës përleshet me policin

FOTOLAJM/ I vrau vajzën me gomone, momenti kur babai i të miturës përleshet me policin

20:32, 02/08/2022

Në pamjet që shihni është momenti, kur nga tronditja e madhe, babai i 7-vjeçares që vrau gomonia në bregun e Himarës, konfrontohet fizikisht me policin, Arjan Tase. 

Pushuesit e tjerë kanë ndërhyrë për t'i ndarë. 

Më pas, babai i vajzës së ndjerë ulet në gjunjë dhe vendos duart në kokë, nga dhimbja e madhe për humbjen e të bijës, mu aty përpara syve të tij. 

Image

7-vjeçarja u godit nga mjeti lundrues teksa ndodhej në breg të detit dhe humbi jetën nga plagët e marra. 

Komisisari Arjan Tase u prangos nga policia e Himarës, ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano njoftoi përjashtimin e tij nga radhët e uniformave blu dhe nisjen e një hetimi të thellë për të. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco