Kuvendi së shpejti bëhet me dhomë të gjidhënies

Kuvendi së shpejti bëhet me dhomë të gjidhënies

18:47, 02/08/2022

Kuvendi i Kosovës së shpejti do të bëhet me dhomë të gjidhënies, ka njoftuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, që ka thënë se kryetari i Kuvendit dhe sekretari ia kanë aprovuar kërkesën.

Kurti ka deklaruar se së shpejti deputetet dhe të punësuarat e Kuvendit të cilat kanë nevojë t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri do ta kenë këtë hapësirë të veçantë.

Ajo ka shkruar në Facebook se dhoma do të bëhet sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Deputetja ka paralajmëruar se një kërkesë e tillë do t’u dërgohet edhe institucioneve tjera publike.

“Kjo është e rëndësishme për të drejtat e grave në punë. Èshtë e rëndësishme për mirëqenien e grave gjidhënëse e të punësuara dhe nganjëherë jetike për fëmijën. Gjidhënia është mirëqenie. Gjidhënia është politike”, ka shkruar ajo në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco