Diplomacia amerikane me afër Kosovës për dialogun me Serbinë, nuk pajtohet ish-ambasadorja e Thaçit ne SHBA

Diplomacia amerikane me afër Kosovës për dialogun me Serbinë, nuk pajtohet ish-ambasadorja e Thaçit ne SHBA

12:12, 28/07/2022 Nga A.Zh

I madh, e i vogël po merren me mesazhet që dolën nga takimi mes Presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit amerikan, Blinken. Por asnjë nuk po flet nëse këto deklarata të merren seriozisht nga shtetet evropianen për njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në proceset euroatlantiket - shkruan Syri.net Kosova

Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken ka bërë thirrje për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe janë pro-anëtarësimit të Prishtinës në NATO dhe BE.

Kryediplomati amerikan pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti tha se Uashingtoni e mbështeste dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Pikërisht për këtë çështje është profesori i shkencave politike, Seb Bytyçi që ka vërë në pa se si as opozita e as shoqëria civile nuk po merren me këtë punë.

Vështirë me dalë prej shablloneve provinciale të mendumit. Krejt debati zhvillohet rreth pyetjes Cili ishte mesazhi i Blinkenit për Kosovën? Askush nuk pyet A po pranohet më shumë mesazhi i Kosovës nga ndërkombëtarët? Deklaratat e fundit të diplomacisë amerikane për marrëveshje të gjithëpërfshirëse edhe integrime euroatlantike janë qartë më afër pozicioneve të Kosovës”, ka shkruar Bytyçi në Facebook.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ndaj postimit të Bytyçit, duke thënë se edhe në të kaluarën ka pasur deklarime të tilla.

Lexo edhe: Çka përmban zgjedhja kreative që po e përmend Albin Kurti për dialogun?

“Këto  nuk janë deklarata të reja nga SHBA-të. Të njëjtat deklarata janë thënë tash e disa vite”, komenton Çitaku.

Por profesori Seb Bytyçi i është kundërpërgjigjur, duke ia argumentuar se pse tani ka një rëndësi tjetër kjo që u tha dy ditë me parë nga Departamenti i Shtetit amerikan.

Mendoj se risia është të theksimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse (jo me marrëveshje të vogla), dhe integrimit Euroatlantik që d.m.th presion për shtetet anëtare të BE-SË dhe NATO-S për njohje të Kosovës. Ka lëvizje të vogla por domethënëse”, shprehet Bytyçi në repliken e Vlora Çitakut.

Nëse ndalemi tek deklarimet e fundit të SHBA-ve por edhe të Bashkimit Evropian, shohim se realisht muajve të fundit ka ndryshuar diskursi sa i përket dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Krahas Amerikës edhe Parlamenti Evropian miratoi këtë muaj rezolutën për përmbylljen e procesit të dialogut me njohje reciproke.

Kjo ishte hera e parë që një dokument ku përmendej njohja reciproke hynte në borderotë e Brukselit që nga zanafilla e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.

E megjithatë, dialogu në Prishtinë e Beograd duket se ka ngecur dhe herë pas here bëhet më i vështirë për shkak se asnjëra nga palët nuk lëshon ndaj tjetrës.

I dërguari i Brukselit për dialogun, Mirosllav Lajçak bëri me dije më herët se gjatë muajit korrik kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç do të zhvillonin një takim të nivelit të lartë.

Por mes situatës së tensionuar të dy kryeqyteteve, takimi nuk ndodhi dhe as u mor në konsideratë nga dy liderët, sidomos në Beograd.

Ndër të tjera sekretari Blinken bëri thirrje se SHBA do të mbështeste integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Të martën, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla potencoi deklaratën e kryeministrit Kurti, se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti./Syri Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco