Një muaj paraburgim për 29-vjeçarin që vrau babanë e vëllanë në Mitrovicë

Një muaj paraburgim për 29-vjeçarin që vrau babanë e vëllanë në Mitrovicë

16:09, 30/05/2022

Gjatë mëngjesit të së premtes u raportua se një 29-vjeçar ka vrarë babanë dhe vëllanë e tij në banesën e tyre në veri të Mitrovicës.

Andaj sot Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit M.B., për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

“I pandehuri M.B., dyshohet që me 27 maj 2022, rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, për motive tani për tani të panjohura ka vrarë me thikë babanë e tij M.B., dhe vëllanë binjak U.B”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco