Një person i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Një person i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

10:11, 30/05/2022

Një person ka mbetur i lënduar në Prishtinë nga arma e zjarrit nga një person i dyshuar, i cili kishte shtënë nga një veturë pa targa.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relevante të policisë me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Në konsultim me prokurorin e rastit rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë””, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë nga policia:

Prishtinë 29.05.2022 – 02:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Në konsultim me prokurorin rasti është inicuar si më lart. Rasti është duke u hetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco