Inteligjenca britanike: Putini është sëmurë, në televizor shfaqet sozia e tij

Inteligjenca britanike: Putini është sëmurë, në televizor shfaqet sozia e tij

16:23, 29/05/2022

Lufta në Ukrainë përveç dimensionit të saj në terren, ka edhe atë mediatik. Ndërsa rusët po e paraqesin luftën si shfarosje të nazizmit, inteligjenca britanike thotë se Putini është shumë sëmurë dhe në televizor del sozia e tij. Disa ekspertë madje shtojnë se për këtë arsye është përdorur edhe tavolina shumë e madhe e takimeve bilaterale.

Mediet britanike citojnë burime nga shërbimi i tyre inteligjent që thotë se në televizor shfaqet sozia e Vladimir Putinit, jo ai vetë.

Për disa zyrtarë të tjerë të inteligjencës, lideri rus edhe mund të jetë ndarë nga jeta, por lajmi nuk jepet.

Vdekja e liderit rus do të mbahej e fshehtë "për javë, nëse jo muaj", thonë burime të inteligjencës britanike, teksa spekulimet për shëndetin e tij janë rritur.

Putini është "shumë i sëmurë" dhe po trajtohet për kancerin, shkruajnë shumë tabloide ndërkombëtare.

Është e pamundur që të dihet, thotë inteligjenca britanike, por në analiza të ndryshme spekulohet se në Paradën e Ditës së Fitores në Moskë, në fillim të këtij muaji, ka qenë sozia e tij, jo Putini.

Sipas britanikëve situata është tejet delikate tani me luftën në Ukrainë, dhe duke nxjerrë lajmin se lideri rus është sëmurë apo ka ndërruar jetë, do të sillte edhe ndryshime në terren te lufta në Ukrainë.

Ata shtojnë më tej se me shfaqjen e problemeve shëndetësore te lideri rus, rriten edhe mundësitë për një grusht shteti brenda në Kremlin.

Në disa dalje televizive, fytyra e liderit rus ka qenë pak më e fryrë se herët e tjera. Për ekspertët kjo tregon se ai është duke marrë steroide ose po trajton kancerin.

Më herët ka qenë edhe një oligark rus që shtoi dyshimet kur tha se "shumë i sëmurë nga kanceri i gjakut" dhe madje pati një operacion përpara se të pushtonte Ukrainën.

Edhe kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov gjithashtu pretendoi se Putini është i sëmurë rëndë me kancer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco