Lufta në Ukrainë, presidentja Osmani për MCC: Populli ynë ishte viktimë e gjenocidit

Lufta në Ukrainë, presidentja Osmani për MCC: Populli ynë ishte viktimë e gjenocidit

15:54, 29/05/2022

Presidenca e Kosovës ka publikuar një video-mesazh të presidentes Vjosa Osmani për Konferencën e Sigurisë e cila mbahet në Mynih.

Në këtë adresim, shefja e shtetit deklaroi se lufta në Ukrainë ka kthyer kujtime të dhimbshme dhe të errëta për popullin tonë, i cili para dy dekadash ishte vetë viktimë e gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, raporton Paparaci.

“Prandaj kur shohim njerëz të pafajshëm të vrarë, fëmijë të vrarë, gra të përdhunuara, qytete të bombarduara dhe të shkatërruara dhe një fqinj i cili të sulmon dhe ta mohon të drejtën për të ekzistuar – kjo është diçka që të gjithë ne në Kosovë e kemi kaluar”, theksoi Osmani.

E para e shtetit u shpreh se Kosova është mishërim i suksesit që bota demokratike mund ta arrijë kur qëndron e bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco