Guxo zgjedh kryetarin e degës së saj në Prizren

Guxo zgjedh kryetarin e degës së saj në Prizren

15:12, 29/05/2022

Partia Guxo është duke mbajtur kuvendet zgjedhore nëpër qytetet e Kosovës.

Pas kuvendit të djeshëm që u mbajt në Mitrovicë, ku kryetar i degës së Guco u zgjedh Faton Peci, sot është mbajtur kuvendi i radhës, në qytetin e Prizrenit.

Anëtarët e Guxo në këtë qytet e zgjodhen Haxhi Avdylin si bartës të partisë në këtë degë.

Avdyli me profesion është neurokirurg, teksa është bërë pjesë e Partisë Guxo pas themelimit të saj.

Ai ka eksperiencë në degën në Prizren, për shkak se në vitin 2014 ishte kryetar i LDK-së në këtë degë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco