Këshilltarët e Kurtit në Gjermani, takojnë deputetët e Bundestagut

Këshilltarët e Kurtit në Gjermani, takojnë deputetët e Bundestagut

07:48, 07/04/2022

Fëllanza Podrimja dhe Jeton Zulfaj, dy këshilltarët politik të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, po qëndrojnë për një vizitë në Gjermani.

Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite derisa këshilltarja Fëllanza Podrimja, ka bërë të ditur se kanë pasur takime me disa nga deputetët e Bundestagut.

Ajo tha se kanë takuar deputetin Boris Mijatoviq, ku e kanë njoftuar atë me të arriturat e Qeverisë Kurti gjatë një viti.

“Takuam sot Boris Mijatoviq anëtar i Bundestagut nga Partia e Gjelbër, ku ndamë të arriturat e Kosovës në vitin e parë të qeverisë Kurti. Nga siguria tek investimet, nga integrimet në BE e deri te Procesi i Berlinit, ne diskutuam se si Gjermania luan një rol të rëndësishëm për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco