Edhe një grusht ndaj Kryeprokurorit të ri

Edhe një grusht ndaj Kryeprokurorit të ri

23:24, 06/04/2022

Dejona Mihali e cila është koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje ka reaguar rreth propozimit për emërimin e si Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn, duke e quajtur madje si skandal, shkruan Syri.net Kosova.

"Asnjë ent mediatik a informativ madje as vet "Syla" nuk iu dëgjua zëri sot e këto javë për skandalin Blerim Isufaj - Kryeprokuror. Që kur në Kosovë ata që tërheqin fletëarrestin e kriminelëve si Milan Radojiciq pranohen dhe më pas kualifikohen për kryeprokuror të Republikës së Kosovës?, ka shkruar ajo në reagim.

Sipas saj, në vend se të ishin shkarkuar prej sistemit të drejtësisë dhe sot të ishin në gjykim për këtë vepër flagrante, sot njoftohet opinioni publik se i njëjti do të jetë kryeprokuror. Ky është skandal, edhe më skandal është heshtja e të gjithëve.

Vendimi i Gjykatës pas kërkesës së Prokurorit Isufaj për tërheqjen e fletëarrestit:

"Gjykata më datë 19.02.2021 e ka pranuar kërkesën për tërheqjen e urdhër arrestit nga Prokuroria Speciale të datës 19.02.2021 me arsyetimin se duke u bazuar në të dhënat e raportit të Policisë së Kosovës për përfshirjen e të dyshuarit Milan Radoiçiq në kryerjen e veprave tjera penale dhe fakti se që nga koha e lëshimit të urdhër-arrestit të parë, nuk ka mundur që i dyshuari të sillet para organeve të drejtësisë, respektivisht në Prokurorinë Speciale, për shkaqe teknike dhe taktike të hetimit më të mirë të veprave penale e që dyshohet se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e tyre".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco