Pacolli: Evropa i ka harruar gjenocidet e tmerrshme në Kosovë, kriminelët lëvizin në Serbi

Pacolli: Evropa i ka harruar gjenocidet e tmerrshme në Kosovë, kriminelët lëvizin në Serbi

22:47, 06/04/2022

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Evropa si duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që ndodhën në Kosovë.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook tha se Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive, ku sipas tij, Evropa i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që kosovarët i përjetuan.

“Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive, por si duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që përjetuam në Kosovë. Vetëm në Mejë të Gjakovës u vranë mbi 370 civilë, nga të cilët 36 ishin të mitur. Dhe kriminelët ende ju lëvizin lirshëm në Serbi”, shkroi Pacolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco