Krime lufte në Ukrainë/ Rusët kanë vrarë 5 mijë civilë, mes tyre 210 fëmijë

Krime lufte në Ukrainë/ Rusët kanë vrarë 5 mijë civilë, mes tyre 210 fëmijë

22:05, 06/04/2022

Kryetari i bashkisë së Mariupol tha sot se mbi 5000 civilë, duke përfshirë 210 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, raporton Associated Press.

Vadym Boichenko tha të mërkurën se 210 viktima janë fëmijë.

Ai tha se forcat ruse bombarduan spitalet, duke përfshirë një, në të cilin 50 njerëz u dogjën për vdekje.

Boichenko tha se më shumë se 90% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar nga bombardimet ruse, shkruan The Guardian.

Ushtria ruse ka rrethuar portin strategjik të Detit Azov, duke shkurtuar furnizimet me ushqim, ujë dhe energji dhe duke e goditur zonën me artileri dhe sulme ajrore.

Marrja e qytetit të Mariupolit do t’i lejonte Rusisë të siguronte një korridor të vazhdueshëm tokësor në Gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco