Ukraina: Rusia po djeg kufomat e civilëve dhe të ushtarëve në krematoriume

Ukraina: Rusia po djeg kufomat e civilëve dhe të ushtarëve në krematoriume

22:16, 06/04/2022

Zyrtarja ukrainase, Iryna Vereshchuk ka thënë se Rusia po përpiqet të fshehë krimet dhe po përdor krematoriumet e lëvizshme për të djegur kufomat e grave dhe fëmijëve.

"Sa i përket Mariupolit, shërbimet tona sekrete na thonë se Rusia po përpiqet të fshehë krimet e saj dhe për këtë arsye po përdor krematoriumet e lëvizshme për të djegur kufomat e grave tona dhe fëmijëve.”-tha ajo.

Më tej, Vereshchuk deklaroi se rusët në të njëjta furra krematoriumi po djegin trupat e ushtarëve të tyre që mos të shikohen në Rusi.

“Putini po përdor krematoriumet për të fshehur të gjitha veprimet e tij kriminale”, tha Vereshchuk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco