Varfëri e madhe kudo, e Armend Muja na flet për transformim ekonomik në Kosovë

Varfëri e madhe kudo, e Armend Muja na flet për transformim ekonomik në Kosovë

22:07, 06/04/2022

Deputeti i VV-së, Armend Muja, përderisa Kosovën e ka kapluar kriza në të gjitha sferat e jetës, ku çmimet pothuaj çdo ditç po 'fluturojnë' në hava, po na flet për bum ekonomik në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

"Kosova ka shënuar rritje prej 45.2% në eksport të mallërave gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke arritur shifren 206.2 milion Euro. Këtë vit kemi rritje prej 45.2% krahasur me vitin paraprak. Transformimi i madh politik është duke u përcjellur me transformim ekonomik. Kosova ka filluar të prodhoj dhe eksportoj.  Eksportet kryesore janë dyer dhe dritare, tekstil, mobile, xehe dhe produkte ushqimore", ka shkruar Muja në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco