Diga në Suharekë pritet ta zgjidhë problemin me ujin

Diga në Suharekë pritet ta zgjidhë problemin me ujin

21:45, 06/04/2022

Sot u mbajt takimi për Projektin e digës së Dragaçinës, në mes të Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, z. Naser Hafizi dhe kryetarit të Suharekës z.Bali Muharremi.

Të pranishëm në takim ishin edhe këshilltarët e KMNU-së për ujëra dhe njohës të kësaj fushe. Gjatë këtij takimi, nga Prof. Lavdim Osmanaj, u mbajt një prezentim i analizës së detajuar të projektit të kësaj dige.

Në parim, të pranishmit u dakorduan që në kuadër të studimit të fizibilitetit për digat e reja, ky projekt të prioritizohet nga institucionet pērkatëse, në mënyrë që ky investim kapital të zgjidhë problemin e ujit të pijes për rajonin e Suharekës në periudhë afatgjate dhe të shërbejë për destinime të tjera si ujitje, prodhim të energjisë elektrike, industri e turizëm.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco