Ministria e Mbrojtjes për dyshimet e helmimit të pjesëtarëve të FSK-së: Kemi dërguar mostrat në IKShPK

Ministria e Mbrojtjes për dyshimet e helmimit të pjesëtarëve të FSK-së: Kemi dërguar mostrat në IKShPK

20:46, 06/04/2022

Ministria e Mbrojtjes është deklaruar lidhur me raportimet për dyshimet se pesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë helmuar pas ushqyerjes në kazermën e FSK-së në Gjilan.

Lidhur me këtë nga Ministria e Mbrojtjes kanë deklaruar se me të marrë informacionin janë ndërmarrë masat e duhura dhe se deri më tani është konfirmuar se të gjithë pjesëtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tani janë shëndosh e mirë dhe nuk ka ndonjë arsye për shqetësim.

Poashtu është thënë se përmes mekanizmave zyrtar mjekësor si dhe në bashkëpunim me IKShPK-në, janë marrë mostrat e ushqimi dhe janë duke pritur rezultatet e analizave, të cilat më pas mundësojnë identifikimin e shkaktarëve të mundshëm që rezultuan me çrregullimin shëndetësorë të pjesëtarëve të FSK-së, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Njoftim lidhur me informacionet që kanë qarkulluar për dyshimin e helmimit në ushqim të 5 pjesëtarëve të FSK-së

Pas qarkullimit të informacioneve të sotme, për dyshimin e helmimit në ushqim të 5 pjesëtarëve të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes, njofton si në vijim:

Me të marrë informacionin, SHP i FSK-së ka marrë masat e duhura sipas procedurave standarde operative dhe deri më tani kemi të konfirmuar se të gjithë pjesëtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tani janë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

Gjithashtu, përmes mekanizmave tanë zyrtar mjekësor si dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë marrë mostrat e ushqimit dhe jemi duke pritur rezultatet e analizave që do të mundësojnë identifikimin e shkaktarëve të mundshëm, që kanë rezultuar me çrregullimin shëndetësor të pjesëtarëve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco