Bie numri i infektimeve në Kosovë, shënohen 3 vdekje

Bie numri i infektimeve në Kosovë, shënohen 3 vdekje

14:56, 31/01/2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon si vijon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.777.085 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.837 testime, 1.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715.

Në total numri i rasteve aktive është 34.208.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco