KDI denoncon skandalin: SHKUK  bleu maska e dorëza 42 mijë euro më shtrenjtë se tregu

KDI denoncon skandalin: SHKUK bleu maska e dorëza 42 mijë euro më shtrenjtë se tregu

14:47, 31/01/2022

Monitorimi i KDI-së ka nxjerrë në pah një skandal të radhës në prokurimin publik. Sipas organizatës në fjalë, buxheti është dëmtjuar nga procedura e tenderimit me negociim, shkruan Syri.net Kosova.

“Maskat dhe dorëzat e blera nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes procedurës emergjente (me negociim) kanë 𝗱𝗲̈𝗺𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗯𝘂𝘅𝗵𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗽𝗲̈𝗿 𝟰𝟮,𝟬𝟬𝟬 𝗘𝘂𝗿𝗼. Kjo për faktin që, nëse të njejtat do të bliheshin sipas procedurave (tenderit) të hapura, do të kushtonin 42,000 Euro më pak.”, thuhet në vlerësimin e bërë nga KDI në monitorimin e këtyre procedurave.

“Procedura emergjente poashtu ka dëmtuar konkurrencën, kjo pasi SHSKUK ka ftuar në tender me negociim vetëm dy kompani.”, vijon më tutje raporti i KDI-së.

Zyrtarët e SHSKUK-së dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë asnjë qëndrim në lidhje me monitorimin e KDI-së, që nxjer në pah këtë dëmtim të buxhetit me anë të tenderimit selektiv nga SHKSKUK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco