Raporti i 'Çohu' për portalet, Surroi: Një shembull tipik i diletantizmit

Raporti i 'Çohu' për portalet, Surroi: Një shembull tipik i diletantizmit

23:40, 25/01/2022

Flaka Surroi ka reaguar ndaj një raporti të monitorimit që ka bërë 'Çohu', lidhur me  shkeljet që i kishin bërë portalet, që në fakt paraqet prezantimin grafik të shënimeve që i ka Këshilli për Media të Shkruara të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas saj këtë raport ka mundur ta përpilonte vetë KMSHK-ja, pa pasur nevojë askush të bëjë “analiza të thella” siç u paraqitën në tabelën e kësaj OJQ-je.

“Çohu” thotë se: “përzgjedhja e portaleve është bërë duke u nisur nga fakti se të gjitha janë anëtare të KMShK-së dhe se janë portale që klikohen në masë të madhe nga qytetarët. Për të pasur një pasqyrë rreth klikueshmërisë, është përdorur platforma alexa.com, e cila ofron të dhëna mbi trendin e klikimeve dhe në këtë mënyrë mund të bëhet krahasimi mes portaleve”.

Ajo ka shkruar se KMSHK-ja në faqen e saj tregon se ajo i ka gjithsej 42 anëtarë, dhe Kossev-i, gjithnjë sipas kësaj faqeje, nuk është anëtar i KMSHK-së.

Nga ana tjetër, klikueshmëria e madhe, do të duhej të sillte edhe rangim më të mirë në botë, ashtu siç e paraqet Alexa.com. Pra, korrelacioni “klikime më shumë - rangim më i lartë” nuk duket të jetë në përputhje me logjikën e “Çohut”. 

Shënimet më poshtë, të nxjerra nga Alexa, e që janë të qasshme për gjithkend, tregojnë rangimin e portaleve “shumë të klikueshme” (hiç ato njëmend të klikueshme të renditura më lartë, plus bile nja tri që nuk janë përfshirë fare në këtë “studim”) që i ka shërbyer Çohut për ta bërë këtë raport kot:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco