Sejdiu vlerëson se eskalimi tutje Rusi-Ukrainë përshpejton një marrëveshje Kosovë-Serbi

Sejdiu vlerëson se eskalimi tutje Rusi-Ukrainë përshpejton një marrëveshje Kosovë-Serbi

22:50, 25/01/2022

Opinionisti Dardan Sejdiu, po vlerëson se eskalimi i situatës mes Rusisë dhe Ukrainës, prek indirekt edhe Kosovën meqë është fqinj i parë i Serbisë, dhe që me këtë të fundit, shteti rus krijon partneritet për t’u ballafaquar me NATO-n dhe faktorin amerikan.

Ai madje në analizën e tij në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ka thënë se nëse ndodhin të tilla eskalime edhe më të thella, faktori ndërkombëtar mund të sjellë para marrëveshje që i mundëson anëtarësimin Kosovës në NATO, për të cilën thotë se duhen njohje vetëm nga katër shtete, njofton Klankosova.tv.

”Pozicioni rus është që Ukraina dhe NATO, nuk rrijnë në një vend, pikë. Pozicioni i dytë, ‘nëse këtu ti më prek, unë kam pika në Ballkan Perëndimor që mundem me prek, sa për t’shkaktuar telashe’. Dhe ku e ka aleatin kryesor [Rusia] për këtë punë, e ka në Republikën e Serbisë. Fatkeqësisht ne jemi kojshitë e parë dhe jemi në konflikt permanent me ta”.

”Kjo nënkupton që edhe tek ne ka një ‘’Spillover effect’’ (Efekti i përhapjes së një ndikimi…). Në rrethanat në të cilat jemi, kërkon që nëse eskalon, ky lexim mund të jetë komplet i gabuar, por premisa me të cilën po e shtroj këtë lloj analize është që në momentin që shohim një lloj sforcimi në Ballkan, atëherë vjen edhe një reagim tjetër që kërkon marrëveshje të shpejtë, të stabilizimit të rajonit”.

”Dhe kjo marrëveshje e shpejtë, nuk lidhet me OKB, me tema të ndryshme, por lidhet me njohjen e katër shteteve, jo të pestave por katër shteteve, që mundësojnë Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s. Nuk na duhen neve pesë njohje për këtë punë, por katër. Dhe këtu vijmë tek diskutimi i ‘Zajednicës’. Sepse është pozicion europian, i qartë që disa muaj e mos të them me vite, që një prej rrugëve përpara, nuk është marrëveshje finale, dhe nëse  je në pozicion që po ndodh ky lloj eskalimi, kanë me ardhë me këso lloj pozicionesh përpara, që formalisht me kriju hapësirën për të krijuar partneritet për paqe”.

”Nëse eskalohet tutje”.

”Nëse de-eskalohet, kemi një marrëveshje, arritje kështu ‘’BufferZone’’ (Zonë neutrale që shërben për të ndarë forcat ose kombet armiqësore) dhe Nord Stream 2 është arritje e madhe, jemi duke fol për gaz direkt në Gjermani, direkt në Europë, dhe këtu e shohim Gjermaninë për pozicionin të cilin po mundohen me ru”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco