Prangosen dy të miturat që dyshohet se torturuan nxënëset në Prizren

Prangosen dy të miturat që dyshohet se torturuan nxënëset në Prizren

22:38, 25/01/2022

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy vajza të mitura në Prizren, të cilat dyshohen se kanë torturuar bashkëmoshataret e tyre, duke urdhëruar puthjen e këpucëve e prerjen e flokëve.

Rastin  e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se të dyshuarat janë dërguar në ndalim për 24 orë.

Tutje sipas Policisë, hetuesit kanë gjetur prova të mjaftueshme dhe ndaj tyre është hapur rasti si “kanosje”.

Në pamjet e publikuara në media, shihet se si të ashtuquajturat ” të fortat” e shkollave fillore e të mesme torturojnë moshataret e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco