Pasi po kërkohen 3 vaksina, falsifikohen certifikatat e vaksinimit, inicohen tri raste

Pasi po kërkohen 3 vaksina, falsifikohen certifikatat e vaksinimit, inicohen tri raste

22:29, 25/01/2022

Masat shumë strikte të Qeverisë për qytetarët që hyjnë në Kosovë të cilëve u kërkohen tre doza të vaksinave për të mos paraqitur testin negativ, ka bërë që Policia të hetojë edhe falsifikimin e mundshëm të certifikatave të vaksinimit, shkruan Syri.net Kosova.

Kësisoj, me datë 25.01.2022, gjatë orëve të pasdites Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor nga Stacioni policor kufitar Hani Elezit gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në intervale të ndryshme kohore në linjën hyrëse kanë hasur në tri raste, ku gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentacioneve të identifikimit, tre personave të dyshuar iu janë gjetur çertifikata të vaksinimit të Covid-19, që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Lidhur me rastet është kontaktuar prokurori i shtetit dhe janë iniciuar lëndët për “falsifikim të dokumentit”, për procedim të rregullt të rasteve sipas procedurave të mëtejme ligjore.

Ndryshe, në lidhje me masën e paraqitjes së dëshmisë për tri doza të vaksinës në kufi ka pasur shumë reagime edhe nga shtetet fqinje me Kosovën të cilat kanë kërkuar që e njëjta të hiqet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco