Kica-Xhelili ndryshe nga Kurti: Vendi i 87-të në listën e Transparency International nuk është për t’u lavdëruar

Kica-Xhelili ndryshe nga Kurti: Vendi i 87-të në listën e Transparency International nuk është për t’u lavdëruar

22:07, 25/01/2022

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se puna e Qeverisë ka dhënë impaktet e para dhe sipas saj kjo u dëshmua nga raporti i Transparency International.

Xhelili në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk është koha për t’u lavdëruar për raportin e Transparency International.

“Duhet të bëhemi të sinqertë, vendi i 87-të në listën e Transparency International nuk është lavd. Do të duhej të ishim shumë më mirë e jo në pjesën e kuqe, pavarësisht se është e kuqe e çeltë. Por vlen të cekim se për 17 vende jemi më lartë se viti i kaluar”, tha ajo.

Deputetja e LVV-së thotë se raporti i TI lidhet me perceptimin publik.

“A është lajm i mirë ky perceptim, sigurisht se po. Por nuk duhet të jemi euforik për këtë lëvizje. Është e rëndësishme se ngritja prej 17 vendeve ka kërkuar punë nga Qeveria”.

Kica-Xhelili thotë se është e vështirë të thyhet miti se institucionet janë të kapura.

Ajo thotë se ka ardhur koha që të kuptohet se pavarësia e institucioneve na bën hair të gjithëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco