Kërkesa e çuditshme e MSH-së: Planifikoni më herët blerjen për festa të fundvitit

Kërkesa e çuditshme e MSH-së: Planifikoni më herët blerjen për festa të fundvitit

09:12, 30/12/2021

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë thirrje për respektim të masave anti-Covid gjatë festës së fundvitit.

Përmes një postimi në Facebook kjo ministri ka kërkuar nga qytetarët që të kryejnë blerjet e ushqimeve më herët për të shmangur grumbullimin

“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm”, thuhet në apelin e MSH-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco