ASK publikon sot rezultatet nga regjistrimi i popullsisë në Kosovë

ASK publikon sot rezultatet nga regjistrimi i popullsisë në Kosovë

09:20, 27/05/2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), mban këtë të hënë konferencën përmbyllëse për media lidhur me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Konferenca pritet të filloj nga ora 10:00 në zyrat e ASK-së.

Regjistrimi i popullsisë në disa komuna të Kosovës, i cili filloi më 5 prill dhe ishte shtyrë deri më 24 maj për të siguruar përfundimin e suksesshëm të procesit, përfshirë komunat si Dragash, Prishtinë, Prizren, Drenas, dhe të tjera, ka përfunduar të premten e kaluar.

Në periudhën sa është shtyrë regjistrimi, intervistat janë zhvilluar nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Ylli Shala, menaxher i projektit në Agjencinë e Statistikave (ASK), ka theksuar se rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë, por që sipas tij, në Kosovë nuk ka shumë rënie të numrit të banorëve.

Më 13 maj, kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë e 148 qytetarë.

Në konferencë për medie, Kastrati ka thënë se numri i qytetarëve të diasporës të regjistruar online ka kaluar 400 mijë, me pjesën dërrmuese të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, por që kanë nënshtetësi të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco