FOTO/ Përplasje e fuqishme automjetesh në Bradashesh, dy të plagosur, bllokohet trafiku

FOTO/ Përplasje e fuqishme automjetesh në Bradashesh, dy të plagosur, bllokohet trafiku

08:29, 27/05/2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bradashesh të Elbasanit mëngjesin e sotëm dhe pamjet e dërguara nga qytetarët tregojnë përmasat e përplasjes. Dy persona janë plagosur, drejtuesja e njërit prej automjeteve dhe pasagjeri i makinës përballë.

Policia e Elbasanit dha disa detaje paraprake:

"Rreth orës 07:30, në aksin rrugor "Bradashesh-Elbasan", automjeti me drejtues shtetasin H. D. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. H..

Nga përplasja është dëmtuar shtetasja E. H. dhe pasagjeri i automjetit që drejtohej nga H. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. 

Me drejtuesin e automjetit, H. D., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit."

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco