A është e përfshirë Policia në largimin e Enver Sekiraqës nga Kosova? Enver Sekiraqa

A është e përfshirë Policia në largimin e Enver Sekiraqës nga Kosova?

09:15, 27/05/2024

Enver Sekiraqa është i akuzuar për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007 që nga 17.05.2024 vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, ndonëse ndaj tij tashmë ekziston një vendim që të kthehet në paraburgim.

Në anën tjetër, për Enver Sekiraqën ende nuk dihet se si u arratis apo si doli jashtë Kosovës?

Për këtë rast u deklarua edhe kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, në një intervistë për “Kallxo Përnime”.

Hodaj tha se këtë rast nuk e kanë trajtuar ende për shkak se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë informacion nëse Sekiraqa është larguar përmes ndonjë pike kufitare apo përmes ndonjë zyrtari policor është mundësuar largimi e tij.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco