Ja çka i ndodhi burrit që e rrahu një grua të huaj në ‘Interex’

Ja çka i ndodhi burrit që e rrahu një grua të huaj në ‘Interex’

12:11, 28/12/2021

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Feim Berishën dhe e ka dënuar me 2 mijë e 400 euro, për rrahjen e një gruaje në marketin “Interex”, në Prishtinë.

Ky aktgjykim është shpallur të mërkurën, ndërsa gjykatësi ia ka mundësuar Feim Berishës që këtë gjobë ta paguajë me gjashtë këste.

Berisha fillimisht është dënuar me gjashtë muaj burgim, mirëpo, me propozim të avokates, dënimi i është zëvendësuar me gjobë dhe të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Gjatë kësaj seance, Berisha e pranoi fajësinë dhe tha se është penduar shumë, duke kërkuar edhe “falje nga zemra”, raporton Sinjali.

Para trupit gjykues avokatja e Berishës ka deklaruar se e gjithë ngjarja kishte nisur me “provokimin e hapur të së dëmtuarës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco