Osmani kujton masakrën e Dubravës: Bashkëndjejmë me të gjitha familjet, që humbën anëtarët e tyre në këtë masakër

Osmani kujton masakrën e Dubravës: Bashkëndjejmë me të gjitha familjet, që humbën anëtarët e tyre në këtë masakër

11:47, 22/05/2024

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e burgut të Dubravës.

“25-vjet më parë, prej 19-24 maj 1999, pushteti gjenocidal i Serbisë i vrau brenda burgut të Dubravës 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politikë dhe i plagosi 300 të tjerë”.

Ajo thotë se kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë masakra të tjera gjithandej Kosovës, egërsinë e pushtetit kriminal kundrejt të burgosurve shqiptarë të luftës dhe të burgosurve politik, të cilët padrejtësisht mbaheshin në burg.

“Sot, bashkëndjejmë me të gjitha familjet që humbën anëtarët e tyre në këtë masakër, ndërkaq të mbijetuarit i inkurajojmë të vazhdojnë ta mbrojnë të vërtetën dhe të luftojnë për drejtësi.

Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, shkruan Osmani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco